E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumi: Do të garoj edhe pas 2013-s

7 herë kampioni i botës mund të vazhdojë karrierën si pilot edhe pas skadencës së kontratës me Mercedes
Majkëll Shumaker ka filluar tashmë të bëjë projekte për të ardhmen, dhe akoma pa nisur mirë, lë një derë të hapur për një rizgjatje të kontratës me skuadrën e re të Formula 1, Mercedes. Pasi ka qëndruar për tre vite me radhë në bokse dhe pasi i ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare problemet në qafë, shtatë herë kampioni i botës ka vendosur të ulet përsëri në drejtimin e një makine, duke braktisur rolin e konsulencës për “il Cavallino Rampante”, për dëshirën për të riprovuar andrenalinën e garave, të kompeticionit dhe (sa më shumë të jetë e mundur) të fitoreve. Marrëveshja që është nënshkruar aktualisht është 3-vjeçare, gjë që do të thotë se skandenca e saj është pas Botërorit 2013.  Piloti gjerman do të jetë në moshën 44-vjeçare, që nënkupton jo një i ri i zakonshëm. Por, ajo që po kuptohet gjatë këtyre ditëve, ka të bëjë me faktin se jo domosdoshmërisht afati do të thotë ndarjen e Shumit nga skuadra, e cila në të kaluarën mbante emrin e Braun GP. “Sigurisht që kjo nuk ishte dëshira ime fillestare”, ka thënë ish-ferraristi gjatë një intervistë të publikuar gjatë ditës së djeshme në gazetën prestigjioze gjermane “Bild”. “Kjo ide ka ardhur nga skuadra dhe unë e shikoj si një provë besimi”. “Gjëja më e bukur ka vazhduar ai, është se Mercedesi beson tek unë dhe më jep mundësinë për të pasur sukses së bashku në një periudhë prej tri vitesh. Por fundi nuk duhet të vijë pas tri vitesh kontratë”. Mundësia që Shumaker të zgjasë karrierën e tij, mbetet gjithsesi e diskutueshme, por sipas deklaratave të fundit, është megjithatë një mundësi e rinegociueshme në lidhje me kontratën që do ta lidhë atë me Mercedezin edhe për një kohë të mëpasshme. është e vështirë të hipotezosh një ndryshim të madh në këtë mes, siç mund të ishte një ndryshim mendimi për një rikthim të mundshëm te dashuria e vjetër, skuadra e Maranellos. Lidhja e tij me Ferrarin është mbyllur, por për “Bild” Shumaker nuk ngurron të lëshojë edhe një batutë , e cila në të njëjtën kohë është një deklaratë dashurie për ish-skuadrën e tij: “Gjatë garave duhet të jem shumë i kujdesshëm që të mos hyj në bokset e ‘Kokë Kuqes’ për ndryshimin e gomave”. Gjithsesi, Shumaker tashmë e ka vendosur. E ardhmja e tij do të jetë e lidhur me makinën e Mercedez dhe një gjë e tillë vështirë të ndryshojë në vitet e ardhshme. Shtatë herë kampioni i botës e ka vendosur tashmë që e ardhmja e tij të jetë skuadra më e re, e cila edhe pse ka ndryshuar emrin, vazhdon të mbetet kampionia në fuqi e Botërorit të Formula 1. Gjithsesi, ky rikthim i Shumit është shumë i lidhur ngushtë edhe me publicitetin e Formula 1, që ishte në rënie gjatë viteve të fundit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›