Te Piaçenca, në të ardhmen dua Palermon
Edgar Cani
Sulmuesi shqiptar në pronësi të Palermos, Edgar Cani, paraditen e djeshme është transferuar te skuadra e Serisë B, Piaçenca, në formë huazimi. Futbollisti i U-21 i Shqipërisë ka bërë të njohura përshtypjet e tij të para mbi eksperiencën e re në një intervistë për “Palermo24.net”: “Sot (dje) jam stërvitur me skuadrën. Jam i kënaqur për këtë zgjedhje, dëshiroj të jap më të mirën te ky ekip dhe shpresoj të demonstroj vlerat e mia. Jam këtu për të luajtur si titullar. Objektivi im është të ndihmoj ekipin gjatë këtyre muajve dhe të jap maksimumin, duam të shpëtojmë. është një ambient serioz, jemi në ‘play-out’, por grupi duket kompakt dhe shpresojmë shumë. Kemi një trajner të aftë, që ka demonstruar vlera te Verona. Kam folur me trajnerin, më ka shpjeguar diçka mbi modulin, le të themi një impakt të parë. Dua të shkelqej te Piaçenca, por në të ardhmen dua të zë një pjesë të rëndësishme te Palermo”.
#