E Shtunë, 31 Tetor 2026

American Airlines paralajmëron se do pushojë 13,000 punëtorë

SHBA- Komapnia American Airlines ka njoftuar se do të pushojë nga puna 13,000 persona, që përfaqëson rreth 15 për qind të fuqisë punëtore.

Me këtë masë, kompania synon të reduktojë shpenzimet për punonjësit për 20 për qind, në përpjekje për të ulur koston totale për 2 miliradë dollarë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tomas Horton, në një letër drejtuar nënpunësve të kopmpanisë thekson se ky veprim merret për ti paraprirë sifdave që priten në të ardhmen.

“Do të shfrytëzojmë procesin e ristrukturimit për ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që të përballemi me sfidat“,- sqaron drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tomas Horton, në letrën dërguar punonjësve.

American Airlines, e cila bëri publik falimentimin në muajin nëntor, do të bëjë ndryshime edhe në pensionet e punonjësve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›