E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i 3 deputetëve të PS, debate në Kuvend

TIRANË- Nis me debate seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Parlamenti pritet t’i heqë sot, imunitetin 3 deputetëve socialistë që do të hetohen nga Prokuroria për ngjarjen e 21 janarit. Ashtu siç edhe është deklaruar nga kreu i PS-së, Edi Rama, vetë grupi parlamentar i PS-së do të votojë sot, “pro” heqjes së imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën. Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Këshillit të Mandateve do t’u shpërndahet deputeteve gjatë seancës së sotme. Fjala iu dha me radhë deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, ndaj të cilëve është paraqitur kërkesa. Ata dhane shpjegime rreth demonstrates se 21 Janarit. Nuk munguan akuzat ndaj qeverise per korrupsion dhe 4 vrasjet

BALLA: HIQMANI IMUNITETIN. MË 21 JANAR PROTESTOVA KUNDËR KORRUPSIONIT
Ora 10:30-Deputeti Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes së vërtetë të ngjarjeve të 21 Janarit.

“Ndihem realisht mirë që emri im është përfshirë në këtë listë të pjesshme për heqjen e 3 imuniteteve dhe hapjen e hetimeve të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjeve të 21 Janarit”.

Balla kërkoi që parlamenti të votojë pro heqjes së imunitetit të tij. “Berisha merre këtë copë letër, nuk e duam më të na e kthesh, rëndësi ka të zbardhen ngjarjet e 21 janarit. Hiqeni imunitetin, votoni pro tij.”.

Balla vuri në dukje se është krenar që mori pjesë në demonstratën e 21 Janarit, pasi sic theksoi ai, protestoi kundër korrupsionit të qeverisë.
“Sot dhe mot do kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”.

Deputeti Balla më pas akuzoi kryeministri Berisha se përdor stilin komunist. “Vrasësit i bën heronj dhe qytetarin e le pa shpresë. Unë e di mië se qytetarët e dinë që maskarenjtë kujtohen me turp dhe nuk harrohen kurrë”.

“Berisha ne nuk jemi matrioshkat e tua politike. Nuk jemi as ata që kanë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, as atyre që bëjnë pazare në zyrë të shtetit me zë e figurë dhe më pas për 5 min hedhin poshtë ekspertizat shtetërore”.
Balla në fund të fjalës hodhi nje cadër në drejtim drejt podiumit ku qëndrojnë ministrat.

SEANCA NIS ME DEBATE
Ora 10:30-Në fillim të seancës Kryeparlamentarja Jozefina Topalli lexoi rendin e ditës, ku dhe u miratua me konsensus kalendari 3 javor i punës. Deputeti socialist dhe njëkohësisht kryetar i komisionit për integrimit Ditmir Bushati kërkoi që projektligji për INSTAT dhe prokurimet publike të mos kalojnë pasi nuk është arritur një konsensus midis palëve. Kryetarja e Kuvendit duke kundërshtuar kërkesën u shpreh se kjo cështje ka të bëjë me komisionin e ligjeve dhe kërkoi që opozita të sjellë argumenta më bindëse.
Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruci ndërhyri duke u shprehur se konferencën e kryetarëve nuk është arritur konsensus PD-PS ndaj ai theksoi se PS nuk do votojë.
“E para mos e ngri zërin se është keq të jesh me nerva, e dyta besoj se 4 propozimet ne emër të grupit parlamentar i paraqita në knoferencën e kryetarëve, dy nga të cilat ishin propozimet e Bushatit. Pra nuk patëm konsensus, lidhur me këtë cëshjte debati që u zhvillua këtu u zhvillua edhe në konferencën e kryetarëve. Konsensus nuk ka patur dhe nëse nuk pranoni konsensus ne nuk e votjmë, ju keni mazhorancën mund ta bëni vetë”,- u shpreh Ruci.

“Ky ishte njoftim se konferenca e kryetarëve është regjistruar dhe nuk ka pasur konsensus”,- u përgjigj Topalli.

Kuvendi, sot hiqet imuniteti i 3 deputetëve
Parlamenti pritet t’i heqë sot, imunitetin 3 deputetëve socialistë që do të hetohen nga Prokuroria për ngjarjen e 21 janarit.  Ashtu siç edhe është deklaruar nga kreu i PS-së, Edi Rama, vetë grupi parlamentar i PS-së do të votojë sot, “pro” heqjes së imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën.  Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Këshillit të Mandateve do t’u shpërndahet deputeteve gjatë seancës së sotme. Më pas, fjala do t’u jepet me radhë deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, ndaj të cilëve është paraqitur kërkesa. Ata do të japin shpjegime ose mund t’iu përgjigjen dhe pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk do të jetë objekt i diskutimit. Ndërsa në fund do të votohet fshehtas për heqjen e imunitetit. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

GJYKATA ADMINISTRATIVE
Në frymën e konsensusit PS-PD pritet të miratojnë edhe ligjin për Gjykatën Administrative. Ndërkaq, në kalendar janë përfshirë dhe ligji për shëndetin mendor, kredia për rrugën Tiranë-Elbasan si dhe plotësimi i vendeve vakante në institucione.

(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›