Moti i keq/ Shtyhet lëshimi anijes kozmike "Endeavour"
Lëshimi në hapësirë i anijes kozmike amerikane "Endeavour" është shtyrë përsëri për shkak të motit të keq.
Kjo është hera a katërt që Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, shtyn nisjen e misionit nga qendra Kennedy në Florida.
Vendimi u njoftua dhjetë minuta përpara kohës së caktuar për nisjen e anijes dhe pasi ekuipazhi i saj kishte hyrë në bord. Dy përpjekjet e mëparshme për lëshimin e anijes u braktisën për shkak të rrjedhjes së karburantit që përbënte një rrezik. Ditën e shtunë rrufetë i detyruan teknikët që të bënin që "Endeavour" të qëndronte në vendit e lëshimit të saj. Por parashikuesit e motit thonë se kushtet atmosferike janë në favor të NASA-s dhe nuk ka njoftime për ndonjë problem teknik.
Nëse ekuipazhi do të arrijë të lërë tokën, kësaj rradhe ai do të çojë pjesët e fundit të një laboratori japonez të njohur si Kibo. Gjatë misionit të planifikuar 16 ditor, astronautët do të ndërtojnë edhe një platformë në hapësirë me qëllim që të kryhen eksperimente në vakum. Gjatë misionit, janë planifikuar pesë ecje jashtë anijes, ndërsa vetë stacioni hapësinor ndërkombëtar do të ketë edhe numrin më të madh të njerëzve. Shtatë astronautë do t'u bashkohen gjashtë pjesëtarëve që janë në bord.