E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi/ Nderohet avokati më i vjetër, 99-vjeçari Abhyankar

Shivram Abhyankar o cili mbushi 99-vjeç të enjten më 9 korrik, është ushtruesi më i vjetër i ligjit në një Gjykatë në qytetin perëndimor të Indisë, Pune.
Në një ceremoni në nder të tij, e organizuar nga shoqata "Pune Bar" Abhyankar tha se avokatët e kohës së tij ishin më të përkushtuar dhe se ata kurrë nuk luftonin në çështjet e tyre për para.
" Avokatët në kohën tonë u ishte bërë zakon të studionin shumë. Ata asnjëherë nuk vraponin pas të ardhurave dhe ishin shumë të përkushtuar ndaj rasteve të tyre. Avokatët duhet të jenë të sinqertë me klientët e tyre dhe ata nuk duhet tu bien në qafë për para", tha Shivram Abhyankar.
Shivram ka ushtruar ligjin për 75 vjet. Gjatë ceremonisë djali I tij Ravindra Abhyankar tha se ai ndihej krenar për të atin.
" Mënyrat e tij për studimin e rasteve ishin shumë të mira dhe gjatë ditëce të tij të para të studimit, ai hapi një revistë mujore " Buletini Ligjor". Shumica e abonentëve ishin avokatët e Maharashtra. Kanë qënë rreth 400-500 të abonuar të revistës në atë kohë", tha Ravindra Abhyankar..
Ravindra Abhyankar e filloi karrierën e tij si avokat në 1935. Ai ishte një luftëtar i lirisë dhe punoi në burg për 6 vjet në moshën 20-vjeçare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›