E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, arkeologët zbulojnë fosilet e një dinozauri 160 milionë vjeçar

Në një stacion pune jashtë Pekinit është gjetur fosili i plotë i një dinozauri, ku ekspertët besojnë se është i hershëm dhe bën pjesë në familjen e zogjve.
"Haplocheirus sollers", ishte një dykëmbësh i drejtë dhe dhe pa krahë që ka jetuar 160 milionë vite më parë dhe mendohet të jetë dinozauri më i vjetër në familjen e zogjve. "Haplocheirus sollers" ka qënë një zog mishngrënës i pajisur me tre kthetra në formë gishtash që i përdorte për të kapur prenë e tij, që mund të ishin hardhuca apo gjitarë të vegjël.
Zogu, i cili ka gjatësinë 3 metra mendohet të ketë qenë një i ri i rritur kur ka ngordhur, dhe është më i madh se familja e tij pasardhëse ku bën pjesë.
Që nga zbulimi i tij në pellgun Junggar në rajonin Xinjiang në veri-perëndim të Kinës në fund të kohës së fosileve Jurassic, është studiuar nga afër nga Profesori Xu Xing në Akademinë kineze të Institutit të Shkencave.
"është e qartë që ky lloj dinozauri dhe zogjtë kanë shumë ngjashmëri. Për shembull dora e dinozaurit ka tre gishta, dhe duart e tij janë të afta për të ecur anash. Kjo mënyrë lëvizjeje ishte shumë e ndikueshme në evoluimin e krahëve të zogjve", tha Xu. Profesori Xu, që është gjithashtu një anëtar i ekipit të kërkimit të udhëhequr nga Jonah Choiniere në Universitetin "Xhorxh Uashington" në Uashington, ka besim se zbulimi i tyre do të jetë një kontribut i rëndësishëm për shkencën arkeologjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›