E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, censurohet në internet diskutimi i Obamës

Përveç tvelevizoneve kineze edhe faqet e internetit kanë censuruar diskutimin e presidentit amerikan Barack Obama, për lirinë e shtypit, dhe lirinë e të shprehurit. Diskutimi ishte postuar në kohë reale në internet por sistemi i kontrollit dhe filtrat e rrjetit bënë që fjalimi të fshihej pas 27 minutash. "Unë jam një përkrahës i madh i moscensurimit- thoshte Obama në diskutimin e tij. Për ne, në Shtetet e Bashkuara fakti se ekziston liria në internet, pa limit në akses, është një piëk e fortë. Dhe për këtë mendoj se liria e internetit është një gjë shumë inkurajuese- vijon shefi i shtëpisë së bardhë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk "duan ti imponojnë asnjë vendi parimet e tyre, por mendojnë se vlera e "lirisë së besimit, e informimit dhe angazhimit politik", duhet të jenë universale, u shpreh ndër të tjera. Një deklaratë e tillë është dhënë nga presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij mbajtur përpara një grupi studentësh nga Shanghai, nëpërmjet internetit. Obama i është referuar konceptit të lirisë në 360 °, duke saktësuar se është një përkrhaës i madh i lirisë në përdorimin e internetit dhe se është totalisht kundër censurës. Në Kinë, interneti ndodhet nën një censurë të rëndë, dhe këtë e vërteton edhe fakti i censurës për fjalimin e Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›