SHBA/ Del në shitje libri i Sarah Palin "Going Rogue"
Ish kandidatja Republikane për Zv.Presidente, Sarah Palin, është përsëri në qendër të vëmendjes këtë javë. Sot u vu zyrtarisht në qarkullim libri i saj autobiografik i titulluar "Going Rogue", i cili ka ngjallur shumë hamendje në lidhje me të ardhmen e saj politike. Në programin e njohur televiziv "Oprah Winfri Show", zonja Palin foli këto ditë për diskutimet gjatë fushatës presidenciale, sidomos për marëdhëniet e tensionuara me organizatorët e fushatës presidenciale të kandidatit republikan Xhon MeKein.
Por këshilltarët e fushatës së zotit Mekkein nuk kanë të njëjtin mendim me të rreth disa episodeve të fushatës që zonja Palin i shtjellon në libër. Libri nuk lë të kuptohet nëse zonja Palin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2012, ashtu siç shumë nga mbështetësit e saj shpresojnë.
Figura të ndryshme republikane mendojnë se Sara Palin ka potencial që të shndërrohet në një kandidate e shkëlqyer presidenciale nëse i jepet kohë e mjaftueshme dhe këshillat e duhuara.