Zgjedhjet në Kosovë, KQZ, shpall rezultatet paraprake

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës për pushtetin komunal, të parat që nga shpallja e pavarësisë së shtetit të ri.
Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet e 15 nëntorit, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë shumicën në 16 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, Lidhja Demokratike e Dardanisë në një, Partia Liberale Serbe në tre, Partia Demokratike Turke e Kosovës në një, Lëvizja Vakat në një dhe Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut në një komunë.
Sipas KQZ-së, PDK-ja ka shumicën në asambletë komunale në Gllogovc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.
LDK-ja në zgjedhjet e së dielës fitoi shumicën në komunën e Prishtinës, atë të Istogut, Fushë Kosovës, Novobërdës, Podujevës, Suharekës, Zubin Potokut dhe Hanit të Elezit.
AAK-ja mori shumicën në komunën e Deçanit, Gjakovës, Pejës, Zveçanit e Junikut.
LDD-ja, sipas rezultateve paraprake, ka shumicën në komunën e Vitisë.
Partia Liberale Serbe ka fituar në Shtërpcë, Graçanicë dhe Kllokot.
Partia Demokratike Turke e Kosovës mori shumicën në Mamushë.
Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut ka fituar shumicën në komunën e Ranillugut.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit, sipas Nesrin Lushtës, mund të shpallen brenda kësaj jave, por jo edhe certifikimi i tyre, i cili po ashtu varet nga vendimet e KZAP-it në lidhje me rregullsinë në procesin zgjedhor.