Tajlandë, forcat e sigurisë eliminojnë një grup rebel
Forcat e sigurisë në rajonin e trazuar jugor të Tajlandës kanë eliminuar sot mbi gjashtë të dyshuar rebelë muslimanë, gjatë një shkëmbimi zjarr në rajon.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë vendase. ''Përleshja ndodhi pasi dhjetëra trupa policore dhe ushtarake rrethuan një ndërtesë banimi në distriktin Kok Poh, në provincën Pattani, gjatë një operacioni sigurie në kërkim të vendstrehimeve të rebelëve militantë'', deklaroi gjeneral majori Pichet Pitisetpan.
Ai shtoi më tej se militantët nuk u dorëzuan pas thirrjeve të forcave të sigurisë, përkundrazi, hapën zjarr nga ndërtesa në drejtim të tyre. "Kështu që trupat u detyruan të kundëpërgjigjeshin me zjarr", u shpreh ai, duke theksuar se dy prej ushtarëve kishin marrë plagë të rënda gjatë operacionit.
Rebelimi në tre provincat më jugore tajlandeze të Pattani, Yala dhe Narathiëat ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 3600 personave, të të dyja besimeve kryesore, Budizmit dhe Myslimanizmit, që nga fillimi i vitit 2004.