E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, dënim me vdekje për Gu Kailai

Gazeta Shqip

Bashkëshortja e ish-liderit komunist akuzohet për vrasjen e një britaniku

Një gjykatë në Kinë i ka dhënë dënimin e kushtëzuar me vdekje Gu Kailait, bashkëshortes së ish-liderit të Partisë Komuniste, Bo Ksilai, për shkak të vrasjes së një britaniku.

Dënimi në fjalë zakonisht ndryshon në burgim të përjetshëm pas disa vitesh. Gu ka pranuar se ka helmuar Neil Hejvudin – me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesi – pas një grindjeje për para, në nëntorin e vitit të kaluar.

Gu ka thënë se ka vepruar pasi Hejvud ka kërcënuar djalin e saj. Vrasja ka shkaktuar skandal politik, duke dëmtuar karrierën e liderit të PK, Bo Ksilai.

Ndërkohë, ndihmësi i Gusë, Zhang Ksiaojun, është dënuar me nëntë vjet heqje lirie për bashkëpunim në vrasje.

20 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kinë, dënim me vdekje për Gu Kailai burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›