Rikthehen sulmet ne Libi
Të paktën dy të vdekur dhe shumë të plagosur, është ky bilanci I parë I tre autobombave që kanë shpërthyer në orët e para të mëngejsit në qendër të Tripolit, pranë ministrisë së Brendshme dhe akadamesi së policisë për femra në Tripoli. Shpërthimet kanë ndodhur në orët e para të mëngejsit, moment kur është bërë dhe falja e mëngjesit që shënon përfundimin e muajit të ramazanit, muajin e shenjtë të argjërimit të muslimanëve. Shpërthimi I parë kanë ndodhur pranë zyrave të forcave të rendit të dikasterit të ministrisë së brendshme po pa shkaktuar të plagosur. Forcat e policisë që kanë shkuar në vendngjarje kanë zbuluar nëj bombë tjetër që nuk ka shpërthyer. Disa minuta më vonë dy bomba të tjera kanë shpërthyer pranë zyrave qendrore të akademisë së policisë për femra e përdorur nga ministria e mbrojtjes për marrjen në pyetje dhe për periudhat e paraburgimit. Menjëherë është bllokyuar qarkullimi I automjeteve në qendër të Tripolit, dhe anë vendosur postblloke në pikat kryesore të qytetit.