E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon zyrtarisht misioni i OKB në Siri

Gazeta Shqip

Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Siri ka përfunduar zyrtarisht në mesnatë, në përputhje me vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Sigurimit.

Një ekip prej 300 vëzhguesish ishte vendosur në Siri për të monitoruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, të ndërmjetësuar nga ish-i dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan. Armëpushimi, megjithatë, nuk është zbatuar kurrë dhe Anan ka dhënë dorëheqje këtë muaj, duke thënë se përshkallëzimi i konfliktit dhe dështimi i fuqive botërore për tu pajtuar rreth trajtimit të tij, i kanë bërë të pamundur të kryejë detyrat.

Pasardhësi i tij, algjeriani Lakhdar Brahimi, ka thënë të dielën se detyra e tij nuk është më të ndalojë luftën civile, por ti japë fund një të tille. Aktivistët raportojnë se rreth 20.000 persona kamë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim, në mars të vitit të kaluar.

20 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Përfundon zyrtarisht misioni i OKB në Siri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›