Kinë, dhjetra miliona raste të mundshme të A/H1N1
Kina mund të njohë këtë vjeshtë disa dhjetëra milionë raste të gripit H1N1.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Kina mund të ketë këtë vjeshtë disa dhjetëra milionë persona të infektuar nga gripi H1N1, gjysma e të cilëve mund të kenë simptoma klinike ndërsa rastet e rënda dhe të vdekurit do të jenë të pashmngshme.
Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, epidemia e H1N1 po njeh një rritje të fortë në Kinë me afrimin e vjeshtës, me afro gjysmën e 7 000 rasteve të regjistruara që janë zbuluar mes 24 gushtit dhe 10 shtatorit.
Afro 95 për qind e rasteve janë infektuar në Kinë, madje edhe kur shumica e rasteve të regjistruara mes qershorit dhe gushtit vinin nga jashtë vendit.
Kina nuk ka regjistrruar deri tani të vdekur nga gripi H1N1. Vendi është më i populluari në botë me 1,3 miliardë banorë, parashikon të vaksinojë pesë për qind të popullsisë, ose 65 milionë persona deri në fund të vitit.