Thaçi: Kosova aleate e përjetshme e SHBA- së
Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës si mike dhe aleate e përjetshme, theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një mesazh drejtuar sot presidentit amerikan, Barack Obama me rastin e8-vjetorit të sulmeve terroriste kundër SHBA-së. "Sot, më 11 shtator, u bënë tetë vjet nga sulmet terroriste të cilat morën jetën e mijëra njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, më lejoni, i nderuar President Obama, që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa kujtojmë humbjen e pafajshme të jetës dhe guximin e pashoq të shërbimeve të reagimit emergjent", thuhet në mesazh. "Duke ruajtur kujtimin e përjetshëm për të gjithë të rënët në këtë tragjedi, në emër të qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju siguroj se ne do të jemi gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara si miq dhe aleatë të përjetshëm", thekson kryeministri Thaçi.
"I nderuari presidenti Obama, duke ju shprehur konsideratat më të larta dhe dëshirat më të sinqerta për forcimin edhe më shumë të lidhjeve miqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës, ju siguroj se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do ta kujtojnë gjithnjë ndihmën e madhe dhe vendimtare që Shtetet e Bashkuara dhanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.