Kinë, dy fëmijë vdesin, mijëra të sëmurë nga qumështi
Dy fëmijë kanë vdekur në Kinë, pasi kanë pirë qumësht të kontaminuar, i cili është tërhequr nga tregu vetëm dy ditë më parë. Sipas Ministrisë kineze të Shëndetit, 1 253 fëmijë të tjerë janë të sëmurë po për këtë arsye dhe mes tyre, 53 janë në gjendje të rëndë. Toksikimi i qumështit ndodhi për shkak të një substance kimike, e cila përdoret për të prodhuar ngjitës, e cila ka përfunduar në mënyrë të pashpjegueshme në qumështin e prodhuar nga një kompani e Zelandës së Re. Autoritetet kineze kanë arrestuar deri më tani 19 persona dhe 78 të tjerë janë nën hetime. Firma “Sanlu”, e cila e ka shtuar prodhimin e thatë me ujë, është parë të bllokojë prodhimin dhe të sekuestrojë 8 mijë tonelata të prodhimit nga dyqanet. Sipas autoriteteve kineze qumështi është kontaminuar nga furnitorët e firmës “Sanlu”, një kompani në Hebei, e cila pjesërisht kontrollohet nga gjiganti i Zelandës së Re, “Fonterra Co-operative Group”. Qumështi pluhur i kontaminuar është shitur vetëm në Kinë, përveç një sasie të vogël që ka përfunduar në Tajvan. Pas analizave, ka dalë se furnitorët kanë shtuar qumështin pluhur me ujë për të shtuar prodhimin dhe për të bërë që të jenë të dukshme nivelet mbrojtëse kanë shtuar melaninë, një toksinë e përdorur në ngjitëse, në plastikë, në fertilizues dhe në detergjente.