E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, tronditet bursa ndërkombëtare

 

Dy nga investuesit gjigantë në Wall Street kanë rënë në gjunjë dhe shtëpia e fuqisë së sigurimeve varet nga majat e gishtave të tyre. “Lehman Brothers Holdings” (LEH) u regjistrua për mbrojtje falimentimi, ndërsa “Merrill Lynch” (MER) ka rënë dakord të blihet nga “Bank of America Corp” (BAC) për 50 miliardë dollarë. Ndërkohë një tjetër viktimë, gjiganti i sigurimeve “American International Group” (AIG),  po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar për të rritur kapitalin. Dollari amerikan ka nisur të lëkundet nga rreziqet e para të uljes së vlerës. Nafta pritet të ndryshojë vlerë dhe çmimet e arit menjëherë janë rritur me rreth 3 për qind. Ndikimi është ndjerë edhe në Evropë e në kontinentet e tjera. I rënduar nga humbjet e mëdha në lidhje me pasuritë e patundshme, “Lehman Brothers” të hënën u regjistrua në Kapitullin 11 të mbrojtjes pas një fundjave të ethshme me negociata për të tërhequr një blerës potencial. Por dy blerësit më të mundshëm, “BofA” dhe “Barclays PLC” (BCS), u larguan nga negociatat pasi qeveria amerikane tha se nuk do të ndihmonte telashet e “Lehman”-it për të lehtësuar shitjen. Regjistrat federalë siguruan klientët e “Lehman”, se llogaritë e tyre do të mbrohen dhe do të transferohen në firma të tjera më të sigurta. Ndërkohë, punonjësit e “Lehman” kanë marrë shumë pak përgjigje mbi statusin e punës së tyre. Mijëra pritet të pezullohen nga puna. Ndërsa “Merrill”, në përpjekje për të dalë nga stuhia që mbështolli Wall Street, ka rënë dakord të blihet nga “BofA” në një transaksion 50 miliardë dollarësh. Gjatë fundjavës, zyrtarët federalë e inkurajuan fort këtë marrëveshje, me frikën se “Merrill” do të bëhej shtëpia e dytë financiare që do të rrënohej pas “Lehman”. Pas kësaj, dhjetë banka të mëdha investimi dhe tregtare kanë njoftuar se do të depozitojnë 70 miliardë dollarë nga paratë e tyre kompanive financiare që kanë probleme. Qëllimi është që të pengohet një panik mbarë botëror në aksione dhe shkëmbime tjera financiare. “Lehman” u themelua 158 vite më parë ndërsa “Merrill” është 94-vjeçare.        (Nga CNN)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›