Thaçi: Nisma e Serbisë për në Hagë do të dështojë
Prishtina ka shprehur bindjen se Beogradi do të dështojë në nismën e tij për të dërguar çështjen e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga disa shtete në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Serbia ka nevojë për të paktën gjysmën e firmave të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të dërguar në Hagë zyrtarisht kërkesën e saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër kësaj kërkese, ndërsa vendet e tjera nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë se si do ta trajtojnë këtë rast. Sipas autoriteteve në Prishtinë, Beogradi zyrtar është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer dhe se angazhimet kundër njohjes së Kosovës nuk do të kenë sukses. Kërkesën për Hagën Beogradi do ta bëjë në seancën e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia do të përpiqet të marrë mbështetjen, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë interpretimin e saj mbi shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Zyrtarët serbë kanë deklaruar se do ta njohin vendimin e Gjykatës, ndërkohë që në ligjet ndërkombëtare nuk shkruhet asgjë mbi njohjen e detyrueshme të një vendimi të tillë. Udhëheqës kosovarë thonë se tentativat e Beogradit nuk do të japin asnjë rezultat. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se këto janë angazhime të kota të Beogradit dhe se vendet anëtare të OKB-së do të vazhdojnë ta njohin Kosovën e pavarur, sado që njohja mund të jetë një proces më i gjatë dhe më i komplikuar. “Serbia po bën lëvizjet e fundit për të arsyetuar veten përpara opinionit të saj publik. Serbia e di se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 46 shtete të botës. Procesi i pavarësisë do të ketë vetëm njohje, avancim dhe integrim dhe assesi rikthim, ashtu siç pretendon Serbia. Pra, janë përpjekje të kota”, theksoi Thaçi. Kreu i qeverisë së Kosovës i ka bërë thirrje Serbisë që të heqë dorë nga iniciativat, siç i quajti ai, të dështuara dhe të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore ndërshtetërore me Kosovën. “Ajo duhet të mendojë më tepër se si ta ndihmojë bashkëpunimin tonë ndërfqinjësor dhe ndërshtetëror, që ne t’ia lehtësojmë njëra-tjetrës punën për t’u integruar në BE dhe NATO e të mos i bëjmë pengesa njëra-tjetrës”, tha Thaçi. Në Nju Jork do të udhëtojnë presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në takimin e Asamblesë së Përgjithshme, e cila pritet t’i zhvillojë punimet nga 20 deri më 28 shtator. Më 17 shtator në Nju Jork Komiteti i Asamblesë Parlamentare të OKB-së të vendosë nëse do ta vendosë apo jo në rend dite iniciativën serbe.