Kinë, fotot e dasmës disa muaj përpara ceremonisë
PEKIN- Në Kinë çiftet e fejuara parapëlqejnë ta nisin sa më parë realizimin e fotove të dasmës, sidomos po të kemi morinë e veshjeve që përdoren në këtë rast, pa folur për çmimin.
Çiftet që iu drejtohen agjensisë së realizimit të fotove të dasmës Golden Ladies në Pekin shpenzojnë rreth 732 dollarë për realizimin e tyre, disa muaj para ditës së dasmës. Kjo gjë iu jep mundësi të merren një ditë të tërë me ndërrimin e veshjeve, krehjen e flokëve, ndryshimin e modelev, madje edhe të pozojnë në pozicione nga më të ndryshmet.
Nusja e ardhshme Ma Liangliang, e cila do të martohet me të fejuarin e saj në provincën Heilongiang në fillim të vitit të ardhshëm, tha se po i pëlqente shtimi i një doze modernizmi kësaj tradite të re. Ajo tha se fotografitë do të luajnë një rol të rëndësishëm në zbukurimet e ditës së tyre të shënuar, pasi disa prej tyre do të vendosen në sallën ku do të zhvillohet dasma e disa të tjera në korridor. "Nga njëra anë respektojmë traditën përsa i përket realizimit të fotove të dasmës, nga ana tjetër kam mundësi të ruaj kujtime të mrekullueshme të kësaj dite. Fotot janë me të vërtëtë cilësore" tha ajo.
Martesat janë një biznes fitimprurës në Kinë pasi numri i tyre vjen duke u shtuar me rreth 10 përqind në vit, sipas Komitetit të Industrisë së Martesave në Kinë. Sipas tij rreth 10 milion martesa u zhvilluan në Kinë në vitin 2008.
Golden Ladies iu ofron çifteve të lumtur një mori stilesh luksoze të cilat përfshijnë veshje të ndryshme për nuset e kostume për dhëndrin si dhe fotografin në dispozicion gjatë gjithë ditës për realizimin e fotove pa fund. Veshja më popullore është fustani i bardhë i nusërisë, bën të ditur personeli i kësaj agjensie, një ndikim ky nga bota perëndimore e një tregues i ndryshimit të kohërave kur ngjyra e kuqe simbolizonte ditën e dasmës në këtë vend. Por stile të rinj si 'kauboj', 'mbretëror' apo edhe 'skocez' shpeshherë bëhen pjesë e listës së që iu paraqitet klientëve si një mënyrë për të injektuar një dozë humori në ditën e tyre të shënuar.
Dhëndri Li Zhifeng e pranoi që nuk kishte menduar kurrë të pozonte për fotot e dasmës ndërsa e fejuara i kafshonte veshin. Li Zhifeng dhe e fejuara e tij Yu Bingbing, të dy nga provinca Heilongiang, zgjodhën stilin 'skocez', edhe pse Li nuk pranoi të vishte fundin e famshëm skocez duke mbajtur veshur pantallonat.
Të rinjtë e kohëve të fundit në Kinë janë fryt i politikës së sjelljes në jetë të vetëm një fëmije ndaj janë të vendosur të martohen me stil, pavarësisht krizës financiare. "Kriza financiare nuk duhet të na pengojë të martohemi. Të gjithë duam të dalim sa më mirë në fotografitë e kësaj dite të shënuar" tha Yu.
Industria e martesave në Kinë tashmë kap një xhiro vjetore prej rreth 59 miliard dollarë në vit, sipas vlerësimeve zyrtare. Administratorja e Golden Ladies, Zhang Honghua, tha se pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një shërbim luksoz kjo studio fotografike nuk ka pësuar një rënie të ndjeshme të aktivitetit për shkak të krizës financiare. Buxhetet mund të pakësohen megjithatë çiftet kanë nevojë të realizojnë fotot e martesës, tha ajo. "Ndoshta më parë ata shpenzonin shumë më tepër në krahasim me këtë periudhë krize financiare megjithatë ata vijojnë të vijnë tek ne" tha ajo.
Martesat e kushtueshme mund të përlajnë një pjese të mirë të pagës mujore të një të riu kinez. Martesat ama duket se triumfojnë mbi paratë ndaj kjo industri duket se do të vijojë të rritet gjatë viteve të ardhshme falë rritjes së numrit të të rinjve në moshë për martesë. Zhang tha se tashmë jo vetëm gratë shprehnin dëshirën për përmbushjen e fantazive në lidhje me ditën e dasmës. "Ndryshe nga disa vjet më parë tashmë edhe burrat shprehin gjithnjë e më shumë dëshirën për përmbushjen e fantazive të tyre në këtë drejtim" tha ajo.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)