Rama: 2010 viti i ndarjes nga pushteti i Berishës
BERAT- “Ne do ta bëjmë vitin 2010, vitin e lirisë së votës e do të protestojmë për largimin e këtij pushteti që grabiti votat” theksoi kryesocialisti Edi Rama nga Berati ku u zhvillua protesta e radhës e opozitës për hapjen e kutive të votimit.
Duke përmendur rritjen e cmimit të energjisë e vështirësitë ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve Rama ritheksoi vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund betejën për transparëncën e zgjedhjeve.
““Nuk ka festë për familjet shqiptare që presin një faturë të re. Cmimi i energjisë bën zero rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kjo do të sjellë rritje të pashmangshme cmimesh në dyqanet që do të mbijetojnë. Në këtë ngricë ekonomike që ka pllakosur vendin ligjëron një parlament pa legjitimitet. Ky pushtet i grabitur do ti mbajë forcërisht mbyllur kutitë e votimit, ky pushtet agresiv do të bëjë cmos për ta kthyer qeverisjen në një regjim për familjen e Sali Berishës” u shpreh Rama.
“Hap Kutitë ose largohu” ishte thirrja e kryesocialistit drejtuar kryeministrit ndërsa ritheksoi se Berisha duhet ti drejtohet gjykatave e prokurorisë për tu përballur me paditë e ngritura ndaj tij për shkak të atyre që Rama i quan shpifje që kanë si qëllim trembjen e opozitës dhe largimin e vëmendjes nga kutitë e votimit.
Rama tha se kreu i qeverisë nuk mund kërcënojë opozitën me darët e ligjit kur sipas tij është i zhytur në mashtrime.
“Nuk e ka fajin opozita për miliona euro të varrosura në Kalimash, për viktimat e Gërdecit, nuk e ka fajin për minierat, fushat, lumenjtë, ku korrupsioni ka shtrirë kthetrat e veta për të pushtuar gjithcka për përfitimet e disa njerëzve” u shpreh Rama.
Sipas kryesocialistit, Berisha ka humbur të drejtën për të qeverisur jo vetëm për vjedhjen e votave por për mohimin e të drejtës së popullit për të parë votën e tyre. “Sali Berisha ka humbur të drejtën për të qeverisur jo vetëm se vodhi votat por se ka ndaluar hapjen e kutive. Është një e drejtë qe nuk mund ti mohoet Shqipërisë në vitin 2010. Në vitin 2010 do ta kërkojmë me forcë këtë të drejtë, do ta kërkojmë me forcë në cdo rrugë dhe shesh të Shqipërisë derisa Sali Berisha të iki” theksoi Rama.
(e.n/BalkanWeb)