Vlorë, studentët grevistë përfitojnë diplomat e integruara
VLORË- Studentët e juridikut në Universitetin e Vlorës do të marrin diplomën e integruar të nivelit të dytë. Kërksa e tyre është pranuar nga ministria e Arsimit gjatë një seance dëgjimore të dy palvëve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Sipas përfaqësueses së ministrisë së Arsimit në këtë komision, Universiteti i Vlorës nuk ka implementuar ligjin për riorganizimin e studimeve, ndaj dhe ndodhi përplasja me studentët.
Të njëjtën gjë pohuan edhe përfaqësuesit e studentëve dhe Këshillit Kombëtar Studentor. Një pjesë e studentëve të vitit të tretë dhe të katërt të këtij universiteti u futën në grevë urie në fillim të muajit tetor, që të arrin qëllimin e tyre për të marrë titullin Jurist dhe jo “Njohës ligjesh”, dhe vetëm pas premtimeve që kërkesa e tyre do të plotësohej dolën nga greva.
(m.a/News24/BalkanWeb)