E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, inflacion i lartë në korrik

Inflacioni në Kinë gjatë muajit korrik ka qenë më i lartë nga sa parashikohej, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve.

Çmimet e konsumit në muajin e kaluar u rritën me 6.5 për qind krahasuar me çmimet e një muaji më parë, bën të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave.

Rritja vjen pavarësisht se Banka Qendrore e Kinës ka rritur pesë herë normat e interesit që nga tetori i vitit 2010, në përpjekje për të kontrolluar çmimet.

Ngritja e çmimeve të konsumit është kthyer në një çështje të nxehtë për politikën kineze.

“S`ka dyshime që inflacioni nuk po përmirësohet, duke parë rritjen e çmimeve muaj pas muaji”, ka deklaruar eksperti i filialit të Societe Generale, Wei Yao.

Nga ana e tyre, autoritetet kineze kanë deklaruar se kontrolli i rritjes së çmimeve është prioriteti i tyre numër një.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›