E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Mbrojtjes se Konsumatoreve fton CEZ ne seance degjimore

Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sot u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve nën drejtimin e nënkryetares së këtij Komisioni, Anila Jani.

Në këtë mbledhje u morën nën shqyrtim ankesat e konsumatorëve në lidhje me praktikat e kompanisë CEZ Shpërndarje.

Ankesat dhe problematika e ngritur nga ana e konsumatorëve konsistonin mbi mosdorëzimin e faturave të energjisë në vendbanimet e konsumatorëve, vendosjen e zërit “vlerë e debisë” në faturat e energjisë, mungesën e furnizimit me energji elektrike, vendosjen afrofe në shuma të konsiderueshme në faturat e energjisë si dhe mosinformimin e konsumatorëve në lidhje me ndryshimin e vendodhjes së sporteleve të pagesave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin për pagesën e kamatvonesave.

Në fund të kësaj mbledhje ky komision vendosi t’i kërkojë kompanisë CEZ Shpërndarje, informacion të hollësishëm për të gjithë problematikën e ngritur dhe vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve në mbledhjen tjetër të këtij komisioni, në të cilën CEZ do të ftohet në një seancë dëgjimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›