E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji antiduhan, i pazbatueshëm për kërkënd



Ministria e Shëndetësisë ka dështuar edhe në zbatimin e një ndër ligjeve më të bujshme që ndalonte konsumimin e duhanit në ambiente publike. Miratimi i ligjit antiduhan, në vit më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, synonte ndalimin e pirjes së duhanit, q është një ndër shkaktarët e shumë sëmundjeve. Ndërkohë paraqiti dhe një strategji, që përmbante disa rregulla apo kura për të lënë duhanin. Broshurat do të shpërndaheshin në spitale, ndërsa një linjë telefonike do të qëndronte e gatshme për t’iu dhënë konsulta të gjithë personave që kërkonin të linin duhani. Por asnjë nga këto rregullore nuk është zbatuar. Aktualisht duhani pihet në të gjitha ambientet publike, lokale, restorante zyra etj. Ligji u cilësua i dështuar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë pretendoi se nëpërmjet vendosjes së gjobave dhe kontrolleve të herëpashershme në ambientet publike, do të vinte në zbatim ligjin antiduhan. Por, e vërteta qëndron ndryshe, në asnjë rast apo ambient pirja e duhanit nuk është ndaluar.

15 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›