Kinë, në rrugë makinat elektrike që mbrojnë ambjentin
PEKIN- Makinat e vogla rë kuqe elektrike që lëvizin nëpër rrugët e mbushura me makina në provincën lindore kineze Shandong mund të duken si diçka e parëndësishme por në vetvete ato fshehin një ambicie të madhe. Makina elektrike është kontributi i grupit Shifeng, prodhues i makinerive bujqësore, në luftën kundër ndryshimeve të klimës.
Kina është angazhuar ta ulë ndjeshëm nivelin e ndotjes së ambjentit në rang botëror. Grupi Shifeng shpreson të luajë një rol të rëndësishëm në skemë duke nxjerrë njëkohësisht fitime të majme. Edhe pse makinat elektrike, të njohura ndryshe si elektro-mobil, janë diçka e zakonshme nëpër rrugët e kontesë Gaotang do të duhet njëfarë kohe derisa ato të nisin të qarkullojnë në qytetet e mëdha. Këto makina nuk kanë kaluar akoma testet e sigurisë në rrugë ndaj për momentin vetëm disa qytete të vegjël i kanë vënë në përdorim. Por makinat elektrike, të cilat ecin me një shpejtësi prej 50 kilometrash në orë, janë hapi i parë drejt zbatimit të një programi afat-gjatë për energjinë e pastër të ideuar nga Shifeng.
Kjo kompani, më e madhja në vend në fushën e prodhimit të makinerive bujqësore, ka investuar rreth 4.4 milion dollarë në këtë program që nga viti 2007. Makina elektrike e rikarikueshme e cila mund të ecë me një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë është elementi më i spikatur i këtij programi.
Sipas zëvendës administratorit të përgjithshëm Lin Lianhua makina elektrike përdor një energji prej 12-15 kilovat/orë gjatë një udhëtimi në distancë prej 100 kilometrash, duke kursyer rreth 75 përqind energji në krahasim me makinat me karburant.
Lin tha se kompania synon të mundësojë një revolucion të vërtetë në fushën e mbrojtjes së ambjentit ndërsa pret dritën jeshile për prodhimin në masë të këtyre makinave.
An Feng, president i Qendrës së Risive në Fushën e Energjisë dhe Transportit, një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse e cila promovon politikat që synojnë mbrojtjen e ambjentit në Kinë, tha se mjetet ekologjike mund të konkurojnë fare mirë me ato me karburant por qeveria duhet të ndërhyjë për të mundësuar lulëzimin e sektorit privat.
Xu Shutong, i cili nget një makinë elektrike, tha se kishte kursyer një shumë të madhe të hollash falë saj duke shpenzuar vetëm 4.4 dollar në muaj për energjinë. "E ndjej që kjo makinë mund të drejtohet jo vetëm nga të rinjtë por edhe të moshuarit. Kjo lloj makine është mjaft e përshtatshme për të kryer lëvizjet e përditshme.
E për më tepër është më pak e kushtueshme në krahasim me makinat me karburant" tha ai. Gjashtëdhjetë vjeçari Li Tianen është një tjetër drejtues i makinave elektrike. Makina e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, tha Li.
Pas një dite në trafik Li e vë në karikim makinën e tij gjatë gjithë natës. Kështu në mëngjes makina është gati për rrugë ndaj ai nuk ka përse shqetësohet për rritjen e çmimit të karburantit. "Të gjithë nisën të më pyesnin për makinën time. Dikush më tha që kishte blerë edhe ai një të tillë e kishte mbetur shumë i kënaqur" tha Li.
(përgatiti S.Topi/BalkanWeb)