Tokio, tre luanët mbretër në Japoni
TOKIO- Nga mbreti i xhunglës tek mbreti i bukurisë. Tre këlyshë luanësh janë shndërruar në yjet e rinj të një kopshti zoologjik japonez. Tre këlyshët, respektivisht Karl, Mimi e Neimi, u lindën një muaj më parë në kopshtin zoologjik Kamine, në veri të Tokio, duke u tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Këta këlyshë të veckël sapo kanë mësuar të lëshojnë hungërimat e para ndërsa hedhin hapat ende të pasigurtë drejt shndërrimit në mbretër të xhunglës. Secili prej tyre tashmë peshon rreth gjashtë kilogram, Ritmi i rritjes së tyre ka qenë pozitiv falë kujdesit të jashtëzakonshëm të kujdestarëve. Edhe pse disa prej banorëve të tjerë të kopshtit zoologjik mund të ndjehen paksa xhelozë për këtë tre këlyshë e meritojnë plotësisht vëmendjen që iu kushtohet.
"Ata rriten me shpejtësi. Ne shpresojmë që vizitorët të kenë mundësi t’i shohin ata sa janë ende të vegjël. Me kalimin e kohës ata do të shndërrohen gjithnjë e më shumë në yjet e kopshtit zoologjik Kamine" tha drejtori Nobutaka Namae.
Kjo është hera e parë që një këlysh luani lindet në këtë kopsht zoologjik. Pas shfaqjes së parë në publik më 22 Nëntor një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh, të rinj e të vjetër kanë nisur të vërshojnë në këtë kopsht zoologjik. "Ata janë shumë të këndëshm pasi nuk ndodh shpeshherë që të përballemi me këlyshë luanësh" tha 10 vjeçarja Maru Kobayashi. Edhe fëmijët e vegjël u shprehën të kënaqur nga prania e këlyshëve të luanëve. "Ata janë shumë të lezetshëm" tha 2 vjeçarja Hikari Sekija.
(Pergatiti S. Topi/BalkanWeb)