E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, ngadalësohen eksportet

Rritja e eksporteve dhe importeve të Kinës është ngadalësuar në muajin prill, duke ngjallur frikën për një ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë së saj dhe për një lehtësim të politikës monetare.

Eksportet u ngritën me 4.9 për qind në prill, duke rënë nga kuota 8.9 për qind e regjistruar në muajin e mëparshëm, sinjal ky që tregon se kërkesa botërore po bie.

Ndërkohë, importet u rritën me vetëm 0.3 për qind, nën 5.3 për qind që u regjistrua në mars, sinjal ky që tregon se edhe kërkesa e brendshme po bie.

Kina është përpjekur të nxisë konsumin e brendshëm për të ribalancuar rritjen e saj. Rritja agresive e ekonomisë së Kinës në vitet e fundit u shoqërua me një rritje të inflacionit dhe të çmimeve të pronës.

Si pasojë, Pekini prezantoi një seri masah të ndryshme, përfshirë frenimin e huadhënies, në përpjekje për të marrë nën kontroll rritjen e çmimeve të pronës dhe mallrave për konsum.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›