Kryqi i Kuq pezullon aktivitetet në qytetet pakistaneze

Kryqi i Kuq ka njoftuar se i ka pezulluar operacionet në dy qytetet më të mëdha të Pakistanit si pjesë e një rishikimi të punës së tij në këtë shtet.
Në një deklaratë për media, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se i ka pezulluar aktivitetet humanitare në qytetin veriperëndimor të Peshavarit dhe qytetit jugor të Karaçit.
Masa pason vrasjen e një menaxheri britanik të një klinike mjekësore, që ishte duke punuar për Kryqin e Kuq në provincën e trazuar Baloçistan.
Trupi me kokë të prerë i 60 vjeçarit, Khalil Rasjed Dale, ishte hedhur në afërsi të qytetit jugperëndimor të Kuetas më 29 prill. Ai u rrëmbye në muajin janar.
Kryqi i Kuq ka ndaluar tashmë punën në Kueta dhe përreth Baloçistanit.
Organizata kryen punë humanitare në Pakistan që nga viti 1947.