E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, ndizet pishtari olimpik

Flaka e pishtarit për Lojërat Verore Olimpike 2012 në Londër do të ndizet në Olimp të Greqisë, ku janë mbajtur Lojërat e para Olimpike 2 mijë e 800 vjet më parë.

Në ceremoninë e së enjtes, një aktore e veshur si një priftëreshë e tempujve do të përdorë një pasqyrë që përqëndron nxehtësinë e diellit në një pishtar në orën 12 sipas kohës lokale.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Zhak Rozhe, qindra personalitete të larta dhe ish pjesëmarrës të Olimpiadës pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Pasi të ndizet, pishtari do të fillojë një udhëtim 2 mijë e 900 kilometrash rreth Greqisë.

Më 17 maj, ai do t`iu paraqitet organizatorëve të Olimpiadës në Londër, në stadiumin Panatiac të Athinës, ku janë mbajtur lojërat e para moderne olimpike në vitin 1896.

Olimpiada e Londrës hapet me 27 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›