Kinë, përurohet treni më i shpejtë në botë
PEKIN- Kina përuroi sot një linjë të re hekurudhore të një shpejtësie të lartë mes Wuhan, në qendër e Kanton në jug të vendit. Sipas autoriteteve treni është më i shpejti në botë me një shpejtësi prej 350 km në orë. Lajmi është bërë publik nga media kineze zyrtare. Linja hekurudhore është 1069 kilometër, dhe punimet për të niosën në qershor 2005. Linja hekurudhore do të lidhë Pekinin me Kanton, kryeqendra e provincës së Guandong, një ndër zonat kryesore industriale në Kinë.“Treni mund të arrijë 394, 2 km në orë, është më i shpejti në botë” – deklaroi Zhang Shuguang, drejtori i zyrës së transportit në ministrinë kineze hekurudhore. Sipas medias kineze, me këtë tren, udhëtimi i cili bëhej më parë për 10 orë, tani bëhet për 3 orë.(s.g/BalkanWeb)