Itali, goditet banda shqiptare e drogës, prangosen 7 vetë
Policia italiane ka arrestuar 7 shqiptarë, anëtarë të një bande shqiptare të drogës. Aksioni është realizuar në Siena ku policia ka sekuestruar edhe 12 kg kokainë me shifrën e rreth 2 milionë eurove.
SIENA - Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare që merrej me trafikim dhe tregtim droge. Gjatë një aksioni të policisë në Siena policia ka sekuestruar një sasi prej 12 kg kokainë dhe ka arrestuar 7 shqiptarë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 2 milionë eurove. Mes të arrestuarve të moshës 20 deri 44 vjeç janë dhe studentë shqiptarë. Policia bën të ditur vetëm inicialet e kreut të bandës të cilat janë O.B, një student shqiptar ky i cili studion për infermieri.
Grupi shiste kokainë në një rajon të gjerë në Itali që përfshinte Toskanën, Emila Romagnen dhe Umbria. Veç 12 kg kokainë policia sekuestroi një pistoletë që e përdorte kreu i bandës, 30 mijë euro. Dy persona pjesë e të njëjtit rrjet ishin arrestuar që në 10 tetor të këtij viti me rreth 500 gram kokainë. Policia vazhdon hetimet prej disa muajsh me përgjime telefonike dhe ka zbuluar që banda ka kontakte të dendura edhe në nivel ndërkombëtar.
(a.s/News24/Balkanweb)