E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 2 ushtarë të NATO-s

Lajmi u bë publik sot nga komanda e NATO-s me anë të një komunikate. Komanda e Forcës ndërkombëtare të ndihmës për sigurinë në Afganistan, ISAF, nuk dha hollësi për kombësinë e ushtarëve.

Kështu, sipas një bilanci të AFP-së i hartuar në bazë të faqes së pavarur të internetit “icasualties.org”, arrin në 435 numri i ushtarëve të huaj të cilët kanë gjetur vdekjen në kuadrin e operacioneve ushtarake në Afgansitan që prej fillimit të vitit, kundrejt 520 për të gjithë vitin 2009.

Numri i ushtarëve të huaj të vrarë gjatë luftimeve në Afganistan që prej vitit 2001 e kaloi të shtunën shifrën simbolike 2 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›