E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, testohet aeroplani i parë që nuk e kap radari

PEKIN-Mediat shtetërore kineze raportojnë se aeroplani i parë luftarak, që nuk mund të diktohet nga radarët, sot ka bërë fluturimin testues me sukses.
Sipas raporteve, aeroplani me emrin J-20, fluturoi për afro 15 minuta mbi një aeroport në qytetin jugperëndimor, Çengdu.

Mediat shtetërore paraqitën edhe fotografi, për të cilat thuhet se tregojnë aeroplanin gjatë fluturimit dhe në pistë, i rrethuar nga njerëzit në rroba civile dhe ushtarake.

Këto raporte për fluturimin testues, që do të shënonte një progres dramatik në përpjekjet e Kinës për modernizimin e ushtrisë së saj, u bënë në kohën kur sekretari amerikan i shtetit, Robert Gejts, gjendet për vizitë në Kinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›