Siria dhe xhudo dërgojnë Putin në Londër

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur sot në Londër, ku pritet të takohet me kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, për të diskutuar për situatën në Siri.
Dmitri Peskov, sekretar për shtyp i zotit. Putin, tha dje për gazetarët se lideri rus, në vizitën e tij të parë në Londër për 9 vite, do të ripërsërisë qëndrimin rus për konfliktin në Siri, për të pritur “edhe një mundësi më tepër për vazhdimin e dialogut”.
Të dy zyrtarët e lartë do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet dypalëshe.
Pritet që presidenti Putin të shikojë edhe garat në turneun e xhudos në kuadër të Olimpiadës verore në Londër, ku do të paraqitet edhe kampioni botëror Tagir Khainulajev, dhe fituesja e medaljes së argjentë në Kupën Botërore, Vera Moskaljuk.