E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhjet e paligjshme, CEZ, ndërpret energjinë për dy komuna në Lezhë

Kompania CEZ stakon fiderat që furnizojnë me energji komunat Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.
 

Sipas kompanisë shkak për stakimin janë bërë lidhjet e paligjshme të kryera nga persona të paautorizuar.
 

Kompania CEZ thekson se lidhjet për këto komuna janë jashtë çdo standarti të sigurisë teknike dhe përbëjnë për banorët e zonës dhe për rrjetin.
 

Sipas kompanisë stakimi do vazhdojë deri në shkëputjen e plotë të lidhjeve të paligjshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›