E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa në Pakistan, 15 milion të prekur, evakuime

Përmbytjet e shumta kanë prekur prej ditësh pjesën jugore, veçanërisht provincën Sind e përshkuar nga lumi Indus, ku janë prekur rreth tre milionë persona dhe një milion janë evakuuar.

"Ka zona ku banorët nuk duan të largohen nga shtëpitë dhe të braktisin pronat. Po i detyrojmë të largohen, sepse bëhet fjalë për jetën e tyre", deklaroi ministri që përgjigjet për Ujitjen në krahinën Sind, Jam Saifullah Dharejo."Niveli i ujërave përgjatë lumit është jashtëzakonisht i lartë dhe shirat që vazhdojnë me ndërprerje të vogla kanë shkaktuar të paktën 1 600 të vdekur brenda një jave”, vijoi ai.

E njëjta situatë është edhe në Indinë fqinje, ku të paktën 115 persona kanë gjetur vdekjen, shumë të tjerë janë zhdukur, ndërkohë që janë plagosur 115 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›