E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija heroike Mavi Marmara mbërrin në Turqi

Anija që po transportonte mallra drejt Gazas, u sulmua nga forcat izraelite më 31 maj të këtij, duke lënë pas mbi 8 të vdekur. Sipas agjencisë turke të shtypit, “Anadolli”, autoritetet vendosën masa të forta sigurie për mbërritjen e anijes, duke mos lejuar gazetarët në port.

Një anije tjetër turke, e vënë nën kontroll gjatë sulmit izraelit që shkaktoi nëntë të vdekur mes aktivistëve turq propalestinezë, mbërriti në Iskenderun dje në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa një e tretë pritet të mbërrijë sot në mbrëmje.

Drejtori i portit Iskenderun, Cumhur Ozturkler, njoftoi se këto anije do të kontrollohen më parë nga zyrtarë turq dhe më tej nga një delegacion i OKB-së që ka hapur një hetim ndërkombëtar lidhur me polemikën, në qendër të një krize të rëndë diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›