E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë/Të paktën 80 persona të vdekur nga rrëshqitjet

Të paktën 80 persona kanë vdekur në Kinë pas një rrëshqitje dheu, Ngjarja ndodhi në veriperëndim të vendit në krahinën Gansu
dhe policia tha se më shumë se 2 000 banorë të zonës rezultojnë të zhdukur. ekipet e shpëtimit të shumta në numër u dërguan për të ndihmuar në gjetjen e të humburve.
Zona e katastrofës ndodhet në një luginë e cila ka mbetur e izoluar nga masivi i shkëputur.
Rrëshqitja u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë prej muajsh Kinën. Shiu ka fryrë shtratin e lumit Bailong i cili ka shpërthyer duke shkatërruar dhjetëra banesa. Përmbytja po ashtu ka shkatërruar edhe një hidrocentral të vogël duke lënë 65 të vdekur dhe qindra të zhdukur.
Sipas autoritetve katastrofa ka prekur më shumë se 50 mijë banorë ndërsa pritet që bilanci i viktimave të rritet nga ora në orë. Qeveria ka dërguar ekspertë dhe dy helikopterë për të parë zonën, ndërsa po mendon të provokojë një shpërthim për të zhbllokuar vendin e fatkeqësisë.
Deri tani në kinë kanë vdekur më shumë se 1 mijë vetë nga përmbytjet që prekën rajonet qendrore dhe jugore të vdentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›