E Diel, 1 Nëntor 2026

"Saadi Shirazi", nje dritare kulture ne Tirane

Sot eshte dita e Saadiut. Poeti i njohur klasik pers me fame boterore eshte i njohur edhe ne Shqiperi, jo thjesht per shkak te vepres se tij poetike e letrare, e cila ka depertuar ne Shqiperi shume dekada me pare. Por edhe prej fondacioneve me serioze qe veprojne ne Shqiperi qe kane marre emrin e tij. Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" zhvillon aktivitetet e tij kulturore shkencore per te ruajtur dhe respektuar jo vetem emrin e nje prej personaliteteve me te shquara boterore te kultures dhe poezise perse dhe iraniane, por edhe si nje dritare e botes kulturore orientale. Saadi Shirazi, padyshim qe eshte poeti me i madh dhe me i respektuar ne Iran pas Firdeusit. Saadiu lindi ne qytetin e Shirazit ne qendren e rajonit te Farsit, ne jug te Iranit ne shekullin e 12-te (1184-1283). Mesimet e para ne shkence dhe letersi i mori ne vendlindje ne Shiraz dhe me pas do te fillonte periudha e gjate e udhetimeve, duke shkuar ne fillim ne Bagdad. Pasi studioi per disa vjet ne Bagdad, Saadiu filloi udhetimet e tij te gjata. Pas kthimit nga udhetimet, Saadiu shkruan librin "Bostani" dhe nje vit me vone librin "Gjylistani". Ajo qe spikat me teper ne shkrimet e Saadiut jane keshillat e tij te urta drejtuar mbreterve te botes. Udhetimet e shumta neper bote e shnderruan Saadiun ne nje mendimtar dhe poet global. Vepra e Saadiut eshte botuar ne Shqiperi nen titullin "Gjylistani dhe Bostani" e me perkthimin mjeshteror te te famshmit orientalist shqiptar, Vexhi Buharaja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›