E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, vdes Teo Angelopulos, legjenda e kinemasë greke

ATHINË- Regjisori i famshëm grek, Teo Angelopulos, 76 vjeç, vdiq dje në mbrëmje pas një hemorragjie cerebrale në një spital të Pireut, pasi ishte goditur nga një motoçikletë, njoftoi televizioni pubklik grek, NET.

Figurë emblematike e së ashtuquajturës ”kinemaja e re” greke, duke filluar nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, Angjelopulos realizoi rreth 15 filma duke përshkruar në pjesën më të madhe të tyre historinë dhe shoqërinë moderne greke.

Disa nga filmat e tij më të njohur janë:
“Ditët e 36-s” (1972), i shumë çmuari “Trupa Teatrale” (1974) dhe “Gjuetarët” (1977). Filmi “Aleksandri i Madh” në vitin 1980 morri Luanin e Artë në Venecia. 

Ndoqën filmat “Udhëtim në Kithira”(1984), “Βletari” (1986) , “Pejsazh në Mjegull” (1988) dhe “Hapi pezull i Lejlekut” (1991), për të gjithë këta ka marrë shumë çmime në Greqi dhe jashtë saj.

Në vitin 1995 filmi “Vështrimi i Odiseas” fitoi Cmimin e Madh të Jurisë në Kanë, ndërsa në vitin 1998 po në Kanë merr Palmën e Artë për filmin e tij “Përjetësi dhe një ditë”, duke bërë kështu akoma një herë krenare Greqinë për kulturën e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›