Sequi: Të vijojë reforma për prokurimet publike
TIRANE – “Të vijojë reforma për prokurimet publike.” Kjo është kërkuar sot nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi gjatë ceremonisë së mbylljes së projektit të binjakëzimit, të financuar nga Bashkimi Evropian në “Mbështetje të forcimit të sistemit shqiptar për prokurimin publik, koncesionet dhe ankandin publik”.
Ambasadori Sequi theksoi se përmes reformës në prokurimet publike do të luftohet më tej korrupsioni, një ndër objektivat për anëtarësimin e vendit në BE.
“Ne mbështesim qeverisjen e mirë, sepse ne mbështesim integrimin e vendit në BE. Ne nuk mund të udhëheqim reformën e prokurimeve publike, nuk jemi ne që miratojmë ligjet. Jemi këtu për të ndihmuar por gjithsesi kjo është puna juaj”- ka theksuar ambasadori Sequi.
Ky projekt, nënvizoi më tej ambasadori, është një ndihmë e madhe për forcimin e aktiviteteve kontraktuese, për të luftuar praktika potenciale korruptive.
(er.nu/news24/BalkanWeb)