Të zhdukur prej një muaji, gjëndet e masakruar vajza shqiptare dhe shoku grek
Greqi- Dy të rinj janë gjetur të pajetë nga policia greke në Lagada të Greqisë. Një djalë grek dhe një vajzë shqiptare të moshës 16-vjeçare janë gjetur të dekompozuar dhe të vrarë barbarisht një muaj pasi familjet e tyre kishin denoncuar në polici zhdukjen e tyre.
Trupat e pajetë të të rinjve u zbuluan nga banorë të fshatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas policisë greke ka qënë analiza e AND-së që ka zbuluar identitetin e të rinjvë, pasi kufomat ishin dekompozuar.
Po ashtu sipas hetimit paraprak mësohet se dy të rinjtë janë masakruar me mjete të forta dhe më pas janë braktisur në këtë zonë. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të krimit makabër dhe arrestimin e tyre.
Shkrime të tjera me interes:
- Durrës- Gjëndet një kufomë e dekompozuar, nisin hetimet Durrës- Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur...
- Oficieri grek vret të dashurën shqiptare Greqi- Një polic grek ka vrarë të dashuren e tij...
- Vetëvaret 16-vjeçari, gjëndet i pajetë në një kasolle Librazhd- Një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij...