E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Universitetit të Tiranës në protestë: Të hiqet provimi i Toefl-it

TIRANE-Studentët e universitetit të Tiranës kanë protestuar sot paradite para Ministrisë së Arsimit në kundërshtim të testit të Toefl-it.

Studentët u shprehen se të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze

Njëlloj si kolegët e universiteteve të tjera në vend, dhe studentët e Universitetit të Tiranës e cilësojnë dhënien e provimit të Toefl-it një procedurë mjaft e kushtueshme për ta.
Sipas studentëve duke e bërë anglishten të detyrueshme, diskriminohen gjuhët e tjera.

Aktualisht Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet në vend që ka marrë të drejtën për administrimin e këtij testi që njihet ndërkombëtarisht.

Studentët kanë kundërshtuar edhe stazhin si punë e papaguar, mbrojtjen e anglishtes si kusht diplomimi dhe reformat e pritshme financiare. Ata sugjerojnë mundësinë e zgjedhjes të një prej gjuhëve që duan të japin në përfundim të këtij cikli studimesh. Ndërkohë që, pretendojnë se vendosja e kriterit të detyrueshëm për t'iu nënshtruar Toefl-it, ka të bëjë edhe me favorizime të subjekteve private të ndryshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›