Kinemaja e erës demokratike në Gjenovë
Festivali i Filmit në Gjenovë ka programuar që tani një panoramë të filmit shqiptar që nga vitet nëntëdhjetë deri më sot
Një panoramë e kinemasë shqiptare në edicionin e 11 të Fetivalit të Filmit në Xhenova që do të mbahet më 30 qershor-6 korrik 2008. Sipas zyrës së shtypit të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Tiranë, një nga festivalet më të mirë të filmit në Itali i ka bërë këtë ftesë zytare për projeksion të kinemasë shqiptare të krijuar pas ndërrimit të sistemeve deri në ditët sot.
Në programin "Përtej kufirit" të Festivalit të Gjenovës publikut italian i jepet mundësia për të ndjekur një kinematografi të huaj që nuk gëzon një njohje ndërkombëtare dhe mbahet jashtë ligjeve komerciale të tregut dhe që "është njëherësh shprehje e një kulture". Ky është një nga qëllimet me Genova Film Festival, të kontribuojë për përhapjen e një kinemaje alternative. Në pogramin"Oltre il Confine" do të shfaqen filma artistikë të gjatë dhe të shkurtër dhe dokumentarë, më të mirët e pasnëntëdhjetës e këtej që me siguri stafi i TIFF ka për t'i përzgjedhur në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kinematografike.
Veç kësaj Genova Film Festival fton edhe regjisorë shqiptarë për t'i prezantuar dhe takuar me publikun. Për këtë është kërkuar bashkëpunimi i TIFF nga drejtuesit e festivalit Cristiano Palozzi dhe Antonella Sica.
Brenda një viti, në verë dhe në vjeshtë 2007 filmi shqiptar është shfaqur me shumë sukses në Athinë ku u bë një panoramë e prodhimeve më të mira në gjithë historinë e kinemasë sonë, ndërsa java e filmit shqiptar në Paris thuhet se ishte një dështim për kushtet teknike dhe frekuentimi.