E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja spanjolle ndalon në Berat

Java e shtatë e kinemasë në spanjisht do të afrohet kësaj radhe me kinematografinë ibero-amerikane, me diversitetin e imazheve, kujtimeve dhe ëndrrave të saj, me filma nga Argjentina, Kili, Kuba, Uruguai dhe Spanja. Ky cikël do të shfaqet nga data 26 deri më 31 gusht, në Berat, në orën 20:00. Ambasadori i Spanjës në Tiranë do të hapë sot aktivitetin me filmin "Elsa dhe Fredi". Në orën 19:00 do të përurohet edhe ekspozita "Dëshmitarë të shekullit çifut", e cila hap rrugën e një investigimi mbi komunitetet hebraike me origjinë spanjolle në vendet ballkanike. Të flasësh për kinemanë latino-amerikane, apo ibero-amerikane nëse përfshijmë vendet e gjuhës portugeze, nënkupton një ambient aq heterogjen dhe të ndryshëm sa edhe kjo zonë gjeografike, me veçantitë e saj sociale, kulturore dhe ekonomike por me një element të përbashkët: një gjuhë që ju jep identitet propozimeve të ndryshme. Kultura në gjuhën spanjolle shtrihet në disa kontinente dhe gjuhën e saj e flasin më shumë se 500 milionë persona. Për të bërë të njohur botën në spanjisht, në Shqipëri i është dedikuar kjo Javë e Shtatë e Kinemasë, kinematografisë ibero-amerikane. Filmat që marrin pjesë në këtë cikël janë bashkëprodhime: "Elsa dhe Fredi" (Argjentina dhe Spanja); "Kaçimba" (Kili, Argjentinë dhe Spanjë); "Luleshtrydhe dhe Çokollatë" (Kubë, Meksikë dhe Spanjë); "Udhëtimi drejt Detit" (Uruguai dhe Argjentinë); "Një Ari i Kuq" (Argjentinë dhe Bolivi) dhe Havana Blues (Spanjë dhe Kubë). Hyrja është e lirë dhe filmat do të shfaqen me subtitrim anglisht dhe shqip.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›