E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranocchia mbetet në Inter

Qendërmbrojtësi Andrea Ranocchia ka insistuar se dëshiron të mbetet në Inter duke respektuar kontratën e tij me gjigantin milanez.

24 vjeçari bëri shumë pak paraqitje në edicionin e kaluar kur edhe vuajti për të ruajtur formën e mirë fizike. Mirëpo, ai duket se ka fituar besimin e trajnerit Andrea Stramaccioni dhe pas largimit të Lucios pret të aktivizohet më tepër në edicionin e ri.

“2011-12 ishte sezon i vështirë por në të njëjtën kohë shumë i rëndësishëm për zhvillimin tim si futbollist. Dua të mbetem në Inter dhe pres të luaj më tepër në edicionin e ri”, deklaroi Ranocchia për Mediaset Premium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›