Arbeloa vazhdon me Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare deri në fund të sezonit 2015-16, ka njoftuar kampioni i La Ligas të mërkurën.
“Jam shumë i lumtur që klubi ende ka besim në mua dhe dua të vazhdoj të avancojë në karrierën time. Shpresoj që kjo të mos jetë kontrata ime e fundit me Real Madridin”, deklaroi Arbeloa për uebfaqen zyrtare të Realit (www.realmadrid.com).
Arbeloa depërtoi nga akademia e Realit para se të kalojë në Deportivo La Coruna, pastaj Liverpool dhe u rikthye në gjigantin madrilen më 2009.