E Shtunë, 31 Tetor 2026

King duhet të pensionohet

Ledley King është shumë pranë pensionimit pas 13 vitesh me ekipin e Tottenham Hotspur. Kapiteni i skuadrës londineze, do të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes nga futbolli gjatë pushimit veror.

Sipas të përditshmes angleze The Guardian, kjo ide i është këshilluar atij nga stafi mjekësor që nuk beson se King mund të vazhdojë karrierën pas problemeve të shumta me lëndime në vitet e fundit.

31 vjeçari e përfundoi sezonin me dhimbje të mëdha në gju, dhe thuhet se është duke menduar për rrezikun që mund ta ketë gjatë jetës së mëtutjeshme larg sportit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›