“Të penduarit” përjashtohen nga e drejta për të paditur
13/10/2009 Ligjet nisin diskutimin e projektit për mbrojtjen e dëshmitarëve
Ligjvënësi ia heq kompetencat Drejtorisë dhe ia jep Komisionit
Komisioni i Ligjeve gjatë diskutimit të projektligjit të qeverisë “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë” ka përjashtuar nga e drejta e padisë personat që përfshihen në programin e mbrojtjes. “Marrëveshja përmban në pikë të veçantë, në të cilën përcaktohet se personat e përfshirë në programin e mbrojtjes deklarojnë heqjen dorë nga e drejta për të ngritur padi për veprimet ose mosveprimet e kryera në mirëbesim gjatë ushtrimit të një detyre të ngarkuar nga ky ligj”, - ishte shtojca e propozuar në nenin 9 të projektligjit. Po ashtu gjatë diskutimeve të neneve në vijim ligjvënësit diskutuan rritjen e kompetencave dhe përgjegjësive të Komisionit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në raport me ato që ligji ia kishte ngarkuar Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. “Duhet që Komisioni për Mbrojtjen e Dëshmitarëve të hartojë politikat për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe jo Drejtoria për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Se sa duhet t’i shtrijë këmbët drejtoria, këtë duhet ta përcaktoje komisioni”, - diskutoi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Pas sugjerimeve të anëtarëve të tjerë të komisionit, komisioni riformuloi: “Komisioni për Mbrojtjen e Dëshmitarëve vlerëson dhe miraton propozimet për masat e mbrojtjes së dëshmitarëve apo bashkëpunëtorëve të drejtësisë nga drejtoria e mbrojtjes së dëshmitarëve.” Komisioni do të vijojë diskutimin e mëtejshëm të projektit në fjalë
në mbledhjen e nesërme. Projekti është i zbatueshëm në kuadër të procedimeve penale për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet në minimum. Rrezikshmëria e këtyre krimeve dhe e autorëve të tyre duhet të jetë e tillë që të justifikojë kryerjen e shpenzimeve të nevojshme për mbrojtjen e personave.
Risitë e projektit
Ndryshimi i kompetencave të KMD-së, ndryshmi i përbërjes së tij dhe dhënia të drejtë drejtorisë për të nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për rastet konkrete që kanë të bëjnë me ndryshim vendbanimi të personave të mbrojtur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë janë risitë e projektit të qeverisë. Pavarësisht zgjerimit të rrethit të përfituesve, të drejtën për të propozuar pranimin në programin e mbrojtjes e ka Prokurori i Përgjithshëm dhe vendimin KMB-së.